
Presidenti Rivlin viziton Greqinë, takime me Pavlopoulos dhe Tsipras

Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, po zhvillon një vizitë zyrtare në Greqi. Ai u takua me presidentin grek, Pavlopoulos, kryeministrin Tsipras, liderë të partive politike, si dhe pjesëtarë të komunitetit hebre në Greqi.
Presidenti Rivlin mbolli një pemë në Selanik me rastin e festës “Tu Bishvat”, ndërsa vendosi edhe gurin e themelit në Muzeun e Holokaustit në Selanik.
Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Greqisë janë në fuqizim të vazhdueshëm.