Votoi pro Jeruzalemit kryeqytet, Presidenti i Guatemalës nderohet me çmim
Presidenti i Guatemalës u nderua me një çmim nga një organizatë ndërkombëtare hebraike për vendimin e tij për të lëvizur ambasadën e vendit të tij në Jeruzalem dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj Izraelit.
Jimmy Morales mori Çmimin e të Drejtave të Njeriut nga zyrtarët e B’nai B’rithit në nivel global dhe rajonal gjatë një ceremonie të enjten në Gueteamla City.
“Ne e vlerësuam Morales për guximin dhe vendosmërinë e tij për shpalljen e ambasadës dhe për njohjen se Jeruzalemi është kryeqyteti i Izraelit”, tha Eduardo Kohn, Drejtor Ndërkombëtar për Çështjet e Amerikës Latine i B’nai B’rith.