Izraelitët në “Mars”, astronautët simulojnë në shkretëtirë jetën si në Planetin e Kuq
Gjashtë astronautë izraelitë janë përzgjedhur për të “mësuar” se si mund të jetohet në Mars pa qenë e nevojshme për një udhëtim 300-ditor për të shkuar në planet.
Një strukturë e specializuar e “Planetit të Kuq”, është ndërtuar tashmë në Izralit, në afërsi të Mitzpe Ramon, në zemër të shkretëtirës së Negevit.
Zona e Mizpe Ramon u përzgjodh për simulimin, pasi ka ngjashmëri më Marsin në termat e gjeologjisë, thatësirës dhe izolimit.
Sipas portalit izraelit Nocamels.com, stacioni hapësinor i ka të gjitha karakteristikat që astronautët të testohen njëlloj sikur të ishin në Mars.
Qëllimi i projektit është që të vendosë Izraelin në pararojë të eksplorimeve të hapësirës rreth globit.
Sateliti izraelit i komunikimit, Spacecom në partnertit me D-Mars do të shërbejë si lidhje midis astronautëve dhe qendrës së kontrollit të ndërtuar në Davidson Science Park in Rehovot.