SAP, projekt 300 milionë USD në Izrael për revolucionin në shëndetësi
Vizita e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, Zvicër, përveç takimeve me liderit botërorë si Trump, Makron, Merkel, etj, kishte dhe qëllime ekonomike.
Netanyahu u takua edhe me William McDermott, administratorin e SAP, kompania e tretë më të madhe në botë, përsa u përket softwareve.
Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord, për nënshkrimin e një kontratë prej rreth 300 milionë dollarë (1 miliard shekel), për një projekt pesëvjeçar në dixhitalizimin e kujdesit shëndetësor.
Sipas Globes.co.il, projekti do të zhvillohet tërësisht në Izrael dhe shikohet si një revolucion në sektorin e shëndetësisë.
SAP është një kompani ndërkombëtare me 378.000 klientë nga 180 vende të botës dhe me një xhiro vjetore prej 22 miliardë dollarësh.