Shefi i CIA-s, Petraeus: Izraeli është një superfuqi kibernetike në botë
Pavarësisht madhësisë së vogël gjeografike, Izraeli është një lider në sferën e sigurisë kibernetike dhe një partner i dëshiruar për bashkëpunim në mbarë botën.
Ky është konkluzioni i ish-drejtorit të CIA-s, Gjeneral David H. Petraeus, gjatë konferencës vjetore CyberTech në Tel Aviv.
Duke folur këtë event, me rreth 15,000 pjesëmarrës nga 80 vende gjatë tre ditëve, duke përfshirë përfaqësues nga 210 kompani dhe 160 delegacione ndërkombëtare, Petraeus theksoi se “Izraeli është një vend i vogël në të gjitha aspektet, por është një superfuqi kibernetike”.
Konferenca, e mbajtur më 29 dhe 31 janar në Tel Aviv Exhibitions Grounds tërhoqi mbi 150 folës nga të gjithë nënsektorët në ekosistemin e sigurisë kibernetike, përfshirë këtu edhe agjencitë kryesore të sigurisë izraelite, si Njësia e Kibernetikës së Policisë Izraelite, Mossad dhe Shin Bet, Agjencia e Sigurisë së Brendshme.
Në vitin 2017, në Izrael ekzistonin 420 kompani aktive të sigurisë në internet, sipas një raporti nga Start-Up Nation Central, një rritje nga 379 në vitin 2016.