Sheldon Adelson, miliarderi hebreo-amerikan që e nisi biznesin duke shitur gazeta


Hebrenjtë në Shtetet e Bashkuara janë ndër më të pasurit e planetit. Ata kanë një dashuri të madhe për Izraelin dhe janë mbështetës të mëdhenj të tij.

Sheldon Adelson ëshë një prej tyre. Një manjat biznesi, investor dhe filantropist.

Adelson me ish-presidentin e Izraelit, Shimon Peres
Sheldon Adelson, kryeministri i Izraelit,Benjamin Netanyahu dhe gruaja e tij Miriam Adelson

Aktualisht, sipas Forbes, Adelson ka një pasuri prej 40.4 miliardë dollar, duke qenë njeriu i 20-të më pasur në botë.

Dhë të mendosh, Sheldon u rrit duke fjetur në dyshemenë e një apartamenti të marrë me qira në një ndërtesë shumëkatëshe.

Sheldon, tani 84 vjeç, ishte djali i Sara dhe Artur Adelsonit, një  familje me të ardhura të pakta. Familja e babait të tij ishte me origjinë nga hebrenjtë e Lituanisë dhe Ukrainës. Babai i tij ishte taksist dhe nëna e tij menaxhonte një dyqan të punimeve me shtiza.

Rruga e gjatë dhe e vështirë drejt pasurimit të tij nisi në moshën 12 (1945) vjeç, kur ai mori borxh 200 dollarë (2740 USD në 2017) dhe bleu një licencë për të shitur gazeta në Boston.

Në moshën 16 vjeç (1948) mori 10 dollarë (sot janë 100 mijë dollarë) nga xhaxhai i tij, për të nisur një biznes në prodhimin dhe shitjen e karameleve.

Me një shpirt sipërmarrësi ai krijoi më shumë se 50 biznese të suksesshme, duke u bërë një milionier në moshën 30-vjeçare.

Sheldon Adelson është themeluesi, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Las Vegas Sands  Corporation, kompanisë më të madhe të kazinove në SHBA.

Las Vegas Sands

Në vitin 1991, gjatë muajit të mjaltit në Venecia me gruan e tij të dytë, Miriam, Adelsonit i lindi ideja për të ndërtuar një mega-resort hotel, duke investuar 1,5 miliardë dollarë për “The Venetian”, një hotel dhe kazino, që sot ka mbi 4000 suita, 18 restorante, një qendër tregtare, që lidhet me kanale, gondola, etj.

Hoteli “The Venetian”, Venecia

Në Makau, që sot konsiderohet si Las Vegasi i Kinës, Adelson ka investuar në 2,4 miliardë dollarë për të ndërtuar Venetian Macao Resort Hotel.

Venetian Macao Resort Hotel, Kine

Ai zotëron midis të tjerave Marina Bay Sands në Singapore, një investim prej 5,5 miliardë dollarësh, me 2500 dhoma luksoze, përveç aksesorëve të tjerë, pishina, restorante, kube nate,  etj.

Marina Bay Sands në Singapore

Ai është pronar i gazetës së përditshme falas izraelite “Israel Hayom”, e themeluar në vitin 2007, teksa besohet se Adelson, një mbështetësi i Netanyahut, ka investuar 50 milionë dollarë. “Israel Hayom” është gazeta më e madhe në Izrael.

Gazeta “Israel Hayom”, apo “Izraeli Sot” ne shqip

Adelson një filantropist i madh dhe gjithashtu ai ka themeluar Adelson Foundation, me inciativën e gruas së tij, Miriam.

Familja Adelson

Ai është anëtar i Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara dhe bëri donacionin më të madh individual në fushatën për president të Donald Trump, me 25 milionë dollarë si dhe 5 milionë dollarë për ceremoninë inauguruese.

Adelson zotëron një flotë aeroplanësh privatë.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Mazniku pret ministrin izraelit: Të vendosur për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku pret ministrin e Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit