Kërkon me qira një shtëpi në Tel Aviv? Pronari i saj mund të jetë… Vladimir Putin
Je duke kërkuar të marrësh me qira një apartament në Tel Aviv? Pronari i saj mund të jetë Presidenti rus Vladimir Putin.
Një apartament në Rrugën “Pinske” të qytetit, në pronësi të udhëheqësit rus tani jepet me qira, njoftoi të hënën e përditshmja “Yedioth Ahronoth”.
Apartamenti i takonte Mina Yuditskaya Berliner, një ish mësuese shkolle e Putinit. Presidenti rus i dha asaj banesën si një dhuratë dhe kur vdiq në dhjetor, ajo ia la trashëgim atij, për të cilin tani kujdeset ambasada ruse në Tel Aviv.
Yuditskaya Berliner, e cila i mësoi Putinit gjermanisht në një shkollë të mesme në Shën Petersburg, emigroi në Izrael në vitin 1973.
Pasi nuk e panë njëri-tjetrin me vite, të dy u bashkuan në vitin 2005, kur Putini u takua me ish-mësuesen e tij gjatë një vizite në Izrael.
Yuditskaya Berliner e përshkroi takimin e saj me Putinin në një intervistë të vitit 2014 portalin e lajmeve “Ynet”.
Në pritjen, Putin e prezantoi atë me presidentin e atëhershëm izraelit, Moshe Katzav.
Pas takimit, Yuditskaya Berliner, e cila ishte e ve, filloi të merrte dhurata: Një orë dhe biografi e Putinit e vitit 2000 me autograf. Menjëherë pas kësaj, një punonjës i qeverisë ruse u shfaq në pragun e saj dhe e mori atë për të parë disa apartamente në qendër të Tel Avivit, tha ajo për “Ynet”.
“I thashë atij se të gjitha ato që kisha nevojë, ishte një banesë që do të ishte afër stacionit të autobusëve, tregut dhe kupat holim (spitalit)”, tha ajo, duke përdorur termin hebraisht për një organizatë të mirëmbajtjes shëndetësore. “Gjithçka ndodhi shpejt nga atje; disa muaj më vonë lajmëtarët erdhën në apartamentin [me qira] të Florentinës [në jug të Tel Avivit], mbushën gjithçka dhe më zhvendosën atje, “tha ajo.
Ajo e përshkroi Putinin si një nxënës të zellshëm, i cili, pavarësisht se i linte mësimet për të ndjekur ndeshjet dhe praktikat e mundjes, kishte një zotërim të mirë të lëndës që i mësonte atij.
YTA dhe Times of Israel kontribuuan në këtë shkrim