Gjiganti Alibaba investon 20 milionë dollarë te startupi SQream
Alibaba Cloud, një degë e gjigantit kinez Alibaba Group Holding, është duke kooperuar me startup-in izraelit, SQream Technologies, një ofrues i aksesit të shpejtë, analizave dhe ruajtjes së të dhënave.
Shuma e investimit arrin deri në 20 milionë dollarë, raporton Jewishbusinessnews.com
Sipas marrëveshjes, kompanitë do të punojnë së bashku për të bërë të mundur që databaza e krijuar nga SQream t’u shërbejë klientëve të Alibaba Cloud.
Startup-i SQream është themeluar në vitin 2016 dhe deri tani ka siguruar 13 milionë dollarë dhe ka 35 punonjës në Izrael dhe SHBA. Investitorë janë Limburg Capital, Silbertech dhe disa të tjerë.