Madei Taas dhe AL-IS, dy kompanitë izraelite do të investojnë në Shqipëri
Madei Taas, kompania e njohur izraelite, në përpunimin e mbetjeve biorganike, si dhe AL-Si, që merret me emetimin e gazit karbonik në atmosferë do të investojnë në Shqipëri.
Ambasada shqiptare në Izrael bëri të ditur se, Ministri shqiptar i Turizmit dhe Ambientit, Blendi Klosi, zhvilloi takime me Drejtorin e Përgjithshëm të Madei Taas, Eli Matz, si dhe me presidentin e kompanisë AL-IS.