Gjithmonë bashkë! Shqipëria dhe Kosova në Lojërat Olimpike
Kanë hapur siparin Lojërat Olimpike Dimërore “Pejongcang 2018’’ në Korenë e Jugut.
Mes 92 shteteve pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria e Kosova, të cilat kanë bërë parakalimet e tyre në ceremoninë e hapjes.
Shqipëria në këto Lojëra Olimpike Dimërore do të përfaqësohen me dy skiator: Erjon Tola dhe Suela Mëhilli. Kosova përfaqësohet me skiatorin Albin Tahiri.
Dy ekipet kanë realizuar edhe një foto së bashku para nisjes së ceremonisë, për të treguar se edhe pse të ndarë në dy ekipe, me zemër janë bashkë.