“Përtej detyrës”, ekspozita mbi diplomatët që shpëtuan hebrenjtë në COD
Në bibliotekën e Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD – Center For Openness And Dialogue) që ndodhet brenda ambienteve të Kryeministrisë, në Tiranë, është hapur ekspozita mbi diplomatët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e titulluar “Përtej detyrës” (“Beyond Duty”).
Ekspozita ka tërhequr vëmendjen, sidomos të gjimnazeve të Tiranës. Ajo përkujton viktimat e holokaustit.