Shpend Ahmeti, në Konferencën Ndërkombëtare të Kryebashkiakëve në Tel Aviv
Kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po merr pjesë në punimet e Konferencës Ndërkombëtare të Kryebashkiakëve në Tel Aviv, që këtë vit organizohet për herë të 32-të, nga data 11-16 shkurt 2018.
Konferenca, e cila është mbështetur nga Kongresi Amerikan i Hebrenjve (American Jewish Congress) dhe Këshilli Amerikan për Botën Hebraike American Council for World Jewry), ka në fokus midis të tjerash, mundësitë e investimeve izraelite, botën e teknologjisë, sektorin e energjisë, qytetet e sigurt dhe zhvillimin urban në shekullin e 21-të.
Në Konferencën Ndërkombëtare marrin pjesë 33 kryetarë bashkish nga Shtetet e Bashkuara, Europa, Azia, Afrika dhe Amerika e Jugut.
Folës në konferencë janë midis të tjerëve, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; Jack Rosen, presidenti i Kongresit Amerikan të Hebrenjve; Nir Barkat, kryebashkiaku i Jeruzalemit; Ron Huldai, kryetari i bashkisë së Tel Aviv-Yafo; Yona Yahav, kryetari i bashkisë së Haifas.
Kryetarët e Bashkive që marrin pjesë
– Prishtina, Kosova
– Dinant, Belgjikë
– Cochabamba, Bolivi
– El Alto, Bolivi
– South East District Council, Botsvana
– Southern District Council, Botsvana
– Port Alegre, Brazil
– Limbe, Kamerun
– Prague, Çeki
– San Salvador, El Salvador
– Addis Ababa, Etiopi
– Torshavn, Ishujt Faroe
– Kutaisi City, Gjeorgji
– Piraeus, Greqi
– Luxembourg, Luksemburg
– Lilongwe, Malavi
– Mdina, Malta
– Kathmandu, Nepal
– Encarnacion, Paraguaj
– Rimac, Peru
– Poznan, Poloni
– Taichung, Taivan
– Zanzibar, Tanzania
– Dnipro, Ukraine
– Kampala City, Uganda
– Torrance, California, SHBA
– Bal Harbour, Florida, SHBA
– Miami, Florida, SHBA
– Sandy Springs, Georgia, SHBA
– Rochester Hills, Michigan, SHBA
– Warwick, Rhode Island, SHBA
– Chattanoog, Tennessee, SHBA