Ofron mbrojtje të avancuar të mailit, Perception thith 8 milionë dollarë
Kompania e sigurisë kiberntike, Perception Point, bëri të ditur se ka arritur të thithë 8 milionë dollarë nga fondet e quajtura Series A.
Investitorët janë Pitango Venture Capital, përkrah State of Mind Ventures (SOMV)dhe Korea Investment Partners (KIP).
E themeluar në vitin 2015 nga ekspertë të inteligjencës kiberntike, firma me qendër në Tel Aviv, ofron një mbrojtje të avancuar të adresave të mailit.
Kompania u themelua nga Shlomi Levin dhe Michael Aminov dhe tashmë ka 21 punonjës në Izrael dhe katër në Boston, në SHBA. CEO i Perception është Yoran Salinger.