Biznesmeni izraelit blen 17% të aksioneve të Atletiko Madrid, për 50 mln dollarë
Biznesmeni izraelit, Idan Ofer, bleu edhe 17% aksione të tjera në klubin spanjoll, Atletiko Madrid, përmes kompanisë së tij, Quantum Pacific Group.
Sipas portalit spanoll, “El Confidencial”, shuma e paguar për të blerë aksionet nga kompania kineze Dalian Wanda Group ishte 50 milionë dollarë.
Kur marrëveshja do të kompletohet, biznesmeni izraelit do të zotërojë 32% të aksioneve të klubit, pasi kishte blerë më parë edhe 15% të aksioneve nëntorin e kaluar.
CEO i Atletiko Madrid, Miguel Angel Gil Marin, dhe presidenti, Enrique Cerezo, vazhdojnë të jenë aksionarët që kanë shumicën.
Atletiko Madrid është një nga ekipet më mira në Europë, duke arritur dy herë në finalet e Ligës së Kampioneve, në sezonet 2013/2014 dhe 2015/2016, në të dyja rastet të humbura nga rivali i qytetit, Real Madrid.
Atletiko Madrid e ka fituar dhjetë herë titullin kampion në Spanjë.