Gjiganti Toyota Motor Corp, investime në teknologjinë izraelite
Gjiganti japonez Toyota Motor Corp po kërkon të bëjë investime të mëtejshme në teknologjinë izraelite në fusha të tilla si robotikë dhe automobilistikë.
“Në të ardhmen do të shohim më shumë përfshirjen e Toyota në tregun izraelit. Ka shumë më tepër, teknologjitë që merren me perceptimin, parashikimin dhe planifikimin janë me interes të veçantë për Toyota”, tha Jim Adler, CEO i Toyota AI Ventures për Reuters.
Sipas Siliconwadi.it, teknologjia e perceptimit lejon një makinë autonome për të kuptuar mjedisin rrethues, ndërsa parashikimi dhe planifikimi mund të ndihmojnë një situatë të tillë si kalimi i papritur i një fëmije.
Izraeli është një qendër inovative dhe gjithnjë e zhvilluar për teknologjinë e automobilave. Në fillim të vitit të kaluar, Intel bleu teknologjinë “Mobileye” – një nga kompanitë më të mëdha të teknologjisë së Izraelit – për 15.3 miliardë dollarë.
Toyota në muajt e fundit bleu Argus Cyber Security në Tel Aviv, teknologjia e të cilit mbron makina kundër hakimit, për ta bërë atë të paprekshëm nga sulmet kibernetike në rritje.