Renditja e re e FIFA, Shqipëria, Kosova dhe Izraeli me ngjitje
FIFA ka publikuar ditën e sotme, renditjen mujore të ekipeve Kombëtare. Shqipëria e drejtuar nga Panuçi, ka fituar një vend në krahasim me një muaj më parë. Kombëtarja renditet në vendin e 59-të, me 553 pikë në total.
Për sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, Skocia gjithashtu ka fituar një pozicion, duke u renditur tanimë në vendin e 31-të, ndërsa Izraeli është ngjitur po ashtu me një pozicion, në vendin e 98-të.
Ndërkohë, edhe Kosova ka fituar një pozicion, dhe tashmë ngjitet në vendin e 177-të në renditjen e përgjithshme, me 97 pikë.
Vendet e para në klasifikim vazhdojnë të mos kenë ndryshime, me Gjermanin që mban kreun me 1602 pikë, me diferencë nga vendet e tjera. Më pas vijnë Brazili, Portugalia e Argjentia.