Intel planifikon të investojë 4-5 miliardë dollarë në Izrael
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Intel, parashikon të investojë 4-5 miliardë dollarë për të zgjeruar prodhimin në Izrael.
Kompania e themeluar në SHBA në vitin 1968 ka një xhiro vjetore prej 17.9 miliardë dollarë dhe një fitim neto prej 9 miliardë dollarë.
Sipas portalit ekonomik izraelit, Globes, investimi do të kryhet në fushën e nanoteknoligjisë, në gjeneratën e 7-të tyre, në fabrikën e Kiryat Gab.
Intel prodhon mikroprocesorë, motherboard, modem, çipe për telefonat celularë, sensorë makinash, flash drive, etj,.
Intel ka investuar deri tani në ekonominë e 35 miliardë dollarë. Intel është punëdhënësi më i madh në sektorin e teknologjisë në Izrael, me mbi 10 mijë punonjës,
Eksportet e Intel Izrael arritën në 3,6 miliardë dollarë në vitin 2017, ndërsa qysh ka filluar aktivitetin rreth 40 vjet më parë, totali arrin në 40 miliardë dollarë.