Intel financon 50 milionë dollarë tek aplikacioni i transportit publik, Moovit
Kompania, Moovit App Global Ltd, që zhvillon Moovit – një aplikacion që mund të shkarkohet pa pagesë në internet – ka arritur të ngrejë 50 milionë dollarë në raundin e fundit të investimeve.
Aplikacioni ofron informacione në transportin publik në kohë reale në një bazë globale të përdoruesve prej mbi 120 milionë banorësh në 2,000 qytete dhe 80 vende të botës, , shkruan “Times of Israel”.
Themeluesë janë Roy Bick, Yaron Evron dhe Nir Erez (në foto).
E themeluar në vitin 2012 dhe me bazë në Ness Ziona, një qytet në Izraelin qendror, Moovit aktualisht punëson rreth 100 vetë. Kompania ka arritur të ngrije 133 milionë dollarë deri më tani.
Moovit përdor të dhëna të mbledhura nga përdoruesit për të gjetur vendndodhjen e autobusëve dhe trenave. Kompania ofron informacion për qytetet dhe agjencitë e transportit nën markën Smart Transit Suite.
Sipas CEO i bashkëthemeluesit të Moovit, Nir Erez, informacioni ndihmon planifikuesit e qytetit të përshtatin infrastrukturën ekzistuese për nevojat publike.
Moovit parashikon të arrijë në 1 miliard përdorues deri në vitin 2021 dhe të zgjerojë numrin e qyteteve duke përdorur të dhënat e tij për të optimizuar lëvizjen e brendshme të qytet, shkruan Izraelisot.com.