Izraeli, i treti në botë në listën e vendeve më të edukuara
Organizata për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) e ka renditur Izraelin në vendin e tretë në botë, përsa i përket vendeve më të edukuara.
Organizata merr në konsideratë përqindjen e njerëzve midis moshës 25-64 vjeç, të cilët kanë kompletuar një arsimin terciar në formë të një diplome dyvjeçare, një diplomë katërvjeçare ose një programi profesional.
Kanadaja zë vendin e parë me 56.27 për qind të popullsisë të moshës 25-64 vjeç; Japonia e dyta me 50.50 për qind dhe Izraeli, i treti me 49.90 për qind, shkruan Izraelisot.com.
Në TOP-10 janë edhe Koreja e Jugut (4, 46.86%), Britania e Madhe (5, 45.96%); SHBA (6, 45.67%), Australia (7, 43.74%), Finlanda (8, 43.60%), Norvegjia (9, 43.02&) dhe Luksemburgu (10, 42.86%).