Mjekët izraelitë u rikthejnë shikimin 80 pacientëve
Mjekët izraelitë të Qendrës Mjekësore Sheba në Tel Hashomer kanë përfunduar një mision humanitar në Papua New Guinea, ishull në Paqësorin e Jugut, duke u rikthyer shikimin mbi 80 pacientëve me shikim të pjesshëm.
Ekipi izraelit ka ndërhyrë te pacientët për operacionin e kataraktit, apo perdes së syrit, siç njihet në gjuhën popullor, apo mjegullimi i bebes së syrit, shkruan Izraelisot.com.
Sipas portalit izraelit, NoCamels.com, pacientët ishin të verbër për shkak të neglizhencës së gjendjes së tyre.