Ylli izraelit Gal Gadot do të prezantojë një nga çmimet “Oscar 2018”
Ylli izraelit Gad Gadot, e njohur për rolin e saj si protagoniste në filmin “Wonder Woman” (Gruaja e mrekullueshme), është ftuar të prezantojë një nga çmimet “Oscar” në Academy Awards 2018.
Bashkë me aktoren izraelite do të jenë edhe Mark Hamill, Armie Hammer, Oscar Isaac, Lin-Manuel Miranda, Gina Rodriguez, Eva Marie Saint, Ëes Studi, Kelly Marie Tran dhe Zendaya
“Është një nder t’i ftojmë ata në skenën e 90-vjetorit të Oscar”, thanë producentët Michael De Luca dhe Jennifer Todd për revistën “People”.
Ceremonia do të mbahet, më 4 mars.
Modelja dhe aktorja Gal Gadot është në lindur në Petah Tikva, në Izrael.
Në moshën 18 vjeç ajo u kurorëzua “Miss Israel 2004”, duke marrë pjesë në “Miss Universe 2004” në Ekuador.
Ajo ka kryer dy vjet shërbimin ushtarak në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ku ka qenë instruktore luftimi.
Gjatë karrierës së saj si aktore ajo është nderuar me 11 çmime të ndryshme, përfshirë dhe atë të aktores më të mirë për filmin “Wonder Woman”.
Ajo është e martuar me sipërmarrësin e pronave të patundshme, Yaron Varsano, me të cilin ka dy vajza.
Deri në vitin 2015, çifti kishte në pronësi një hotel luksoz në Tel Aviv, të cilin ia shitën më pas miliarderit Roman Abramoviç në vitin 2015 për 26 milionë dollarë.