
SHBA lëviz ambasadën në Jeruzalem, më 14 maj – ditën e themelimit të Izraelit

SHBA ka planifikuar të lëvizë zyrtarisht ambasadën e saj në Izrael në Jeruzalem, më 14 maj 2018, që përkon me 70-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Izraelit, si dhe njohjen nga ana e Uashingtonit të shtetit hebre. (Në foto, konsullata e SHBA në Jeruzalem).
Lajmi bëhet i ditur nga televizioni izraelit Channel 10 dhe portali Hadashot.