
WeWork parashikon 2.3 miliardë dollarë të ardhura në 2018

WeWork, kompania e pronave të patundshme, e themeluar nga izraeliti Adam Neuman dhe partneri i tij, Miguel Mckelvey, parashikon të arrijë në 2.3 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2018.
Kompania me qendër në Nju Jork ka arritur në 200 mijë anëtar dhe ka dyfishuar madhësinë e anëtarësisë së saj në vitin 2017.
Ajo parashikon të dyfishojë zyrat e saj n dhe të rritet në 400 mijë anëtarë, për të shkuar 400 zyra operimi në 83 qytete dhe 27 vende të ndryshme.

Kompania e themeluar në vitin 2010, tashmë vlerësohet në 20 miliardë dollarë, pas marrjes së një investimi prej 4.4 miliardë dollarë nga japonezët e Softbank.