AIPAC, grupi i fuqishëm lobues amerikano-izraelit në SHBA


AIPAC, apo Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite (The American Israel Public Affairs Committee) është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara. 

Presidenti aktual i AIPAC është Lilian Pinkus, e treta femër pas Amy Friedkin dhe Bermice Manocherian.

AIPAC, një nga organizatat e shuma lobuese në Shtetet e Bashkuara, numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh.

Kongresmeni Brad Shermann i Kalifornisë e ka quajtur AIPAC, “të vetmen organizatë të rëndësishme në promovimin e aleancës SHBA-Izrael”.

Nga ana tjetër, organizata konsiderohet si një grupet lobuese më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1997, revista amerikane “Fortune” e cilësoi AIPAC grupin e dytë me influencën më të fuqishme në Uashington.

AIPAC u themelua në vitin 1951 nga Isaiah Leo “Si” Kenen, një gazetar dhe avokat hebre, cili më parë kishte qenë punonjës në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara. Ai qëndroi në krye deri në vitin 1974.

Isaiah Leo “Si” Kenen

Në vitin 1980, Thomas Dine, bëhet drejtori ekzekutiv i AIPAC, i cili nisi edhe fushatën e zgjerimit në bazë.

Thomas Dine

Në fund të viteve 1980, bordi i drejtorëve dominohej nga katër biznesmenë të suksesshëm: Mayer (Bubba) Mitchell, Edward Levy, Robert Asher dhe Larry Weinberg.

Ish-presidentet, Shimon Peres dhe Bill Kinton
Ish-presidenti Obama dhe ish-kreu i AIPAC, Rosenberg

AIPAC rregullisht bën takime me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe zhvillon aktivitete ku ndan pikëpamjet e tij. Thomas Dine zhvilloi një netuork për të influencuar te çdo anëtar i Kongresit.

“Bërthama vitale” e anëtarësisë së hebrenjve amerikanë në AIPAC zënë më pak se 3% të popullsisë së SHBA dhe janë të përqendruar në vetëm nëntë shtete.

 

AIPAC mbështet fuqishëm ndihmën thelbësore të SHBA-ve ndaj Izraelit. Në mars 2009, drejtori ekzekutiv i AIPAC, Howard Kohr, i kërkoi Komitetit të Operacioneve për Jashtë, që Izraeli të merrte 2.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për vitin 2010.

Në vitin 2007, një Memorandum Mirëkuptimi midis SHBA dhe Izraelit parashikon 30 miliardë dollarë ndihma ushtarake për gjatë 10 viteve.

Kryeministri Netanyhu gjate nje fjalimi ne AIPAC

AIPAC gjithashtu lobon për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, duke bërë të mundur të çojë çdo vit më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma, duke e bërë Izraelin “akumuluesin më të madh të asistencës amerikane pas Luftës së Dytë Botërore”.

Washington Report për çështjet e Lindjes së Mesme vlerëson se ndihma në total nga viti 1949 është 109 miliardë dollarë.

Konferenca vjetore e AIPAC është aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, dhe numri i pjesëmarrësve vazhdon të rritet.

Sesionet e Konferencës mbahen në Washington D.C. Mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit.

Kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump
Zëvendëspresidenti i SHBA, Joe Biden

Në vitin 2016, afërsisht 20 mijë delegatë ndoqën Konferencën e AIPAC. Folës ishin zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, senatori Ted Cruz, kryetari i Kongresit, Paul Rayan, etj.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën disa herë në Konferencë.

Konferenca këtë vit do të zhvillohet në datat 4-6 mars, ku midis folësve janë zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio.

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit