Keni një BMW? Tani mund ta hapni derën përmes telefonit Samsung
Me çelësat e makinës në telefonin tuaj të mençur do të jetë më e vështirë t’i humbisni ata, u duhet vetëm të regjistroni gjurmët tuaja në smartfon.
Në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë, BMW-ja tregoi një mbyllje dhe hapje të dyerve të makinës me anë të smartfonit.
Çelësi Dixhital i BMW do të jetë në dispozicion në korrik për pronarët e makinave BMW që kanë një telefon Samsung.
Nëpërmjet aplikacionit BMW Connected, çelësi digjital mund të hapë makinën tuaj drejtpërdrejt nga telefoni juaj.
Pasi të jeni në makinë, telefoni mund të ndezë edhe motorin. Deri në pesë persona të tjerë mund të kenë një “kopje” të çelësit tuaj, gjithashtu në smartfonin e tyre Samsung.
Çelësi dixhital është një veçori e re, por shumica e njerëzve do të kenë ende nevojë për çelësa fizikë, edhe nëse telefoni i mençur po bëhet me të vërtetë një pajisje të gjitha në një.
Por së shpejti, ndoshta, kërkimi i përditshëm për çelësat e makinës suaj do të eliminohet, duke u zëvendësuar me çelësin dixhital. Këshilla: thjesht mos e humbni telefonin tuaj ose mos e lini pa bateri.