Festa e Purim, Rabini Yoel Kaplan lexon “Librin e Ester” në Tiranë
Festa e Purimit, festa hebraike më e hareshme, u festua në Tiranë nga Rabinati i Shqipërisë, me praninë e rabinëve, Yoel Kaplan dhe Yisroel Finman.
Festa e Purimit, festa hebraike më e hareshme, u festua në Tiranë nga Rabinati i Shqipërisë, me praninë e rabinëve, Yoel Kaplan dhe Yisroel Finman.
Rabini Yoel Kaplan, i cili udhëtoi enkas për të ardhur në Tiranë, lexoi pjesë nga Megilah, apo “Libri i Esterit”, ndërkohë që i gjithë aktiviteti u shoqërua me festime të gëzueshme siç është dhe tradita.
Festa e Purimit për vitin 2018 nis sot në mbrëmje, 28 shkurt dhe përfundon nesër, më 1 mars.
Purimi festohet në kalendarin hebraik, më datë 14 të muajit Adar sipas kalendarit hebraik, domethënë në fund të shkurtit apo në fillim të marsit.
Publié par Yisroel Finman sur mardi 27 février 2018
Sipas traditës, historia e Mbretëreshës Ester është lexuar nga libri i Esterit (ose në hebraisht Megilat Ester).
Megilah, është një pergamenë i shkruar me shkrim dore dhe i palosur në dy cilindra që zakonisht janë të vendosur brenda një kutie druri apo metali. Nganjëherë kutitë për Megilah kanë qenë edhe prej argjendi apo filigrani.
Historia e Mbretëreshës Ester tregon që Hamani, Veziri i mbretërisë Persiane, planifikon për të shfarosur hebrenjtë që ndodhen në këtë mbretëri.
Esteri, hebreje nga origjina si dhe gruaja e dytë e Mbretit Ahasuero, me ndihmën e xhaxhait të saj Mordehai, zbulojnë komplotin e Vezirit dhe arrijnë të shpëtojnë popullin hebre.
Esteri është hebreja e parë në histori që shpëtoi popullin hebre nga shfarosja.
Historia tregon se Hamani hodhi short për të vendosur datën në të cilën do të shfaroseshin hebrenjtë.
Sipas traditës së vjetër hebraike gjatë leximit të Megilat Ester, kur përmendet emri i Hamanit që është dhe antagonisti në këtë tregim, duhet të bëhet sa më shumë zhurmë me lodrën që në hebraisht quhet Raashan.
Për më tepër, gjatë kësaj feste organizohet edhe një paradë, jepen ndihma për më të varfrit, lexohen lutje të veçanta si dhe Megilat Ester nëpër Sinagoga.