Izraeli, “lamtumirë naftë”, vetëm makina me gaz nga viti 2030
Izraeli synon që brenda 12 vjetësh të jetë plotësisht i varur nga gazi natyror dhe alternativat e tjera të lëndëve djegëse alternative për prodhimin e elektricitetit dhe të transportit.
“Ne synojmë të arrijmë në situatën në të cilën industria e Izraelit, do të jetë e bazuar në gazin natyror, dhe ajo që është më e rëndësishmja, transporti në Izrael do të bazohet në gazin natyror ose elektricitetin”, citohet Ministri i Energjisë, Yuval Steinitz, nga “Times of Israel”.
Nga viti 2030 e më tej, Izraeli nuk do të lejojë importin e makinave që punojnë me naftë dhe benzinë.
Në vitin 2014, elektriciteti ishte prodhuar në një raport 50-50 midis qymyrit dhe gazit natyror. Qëllimi është që në vitin 2030 të përdoret 83% gaz natyror dhe 17% energji e rinovueshme, me “zero ndotës”, sipas Steinitz.
Gjatë këtij viti në Izrael, balanca e prodhimit të elektricitetit do të jetë 71% gaz natyror, 25%-27% qymyr dhe 2% energji e rinovueshme.