Dizajni italian promovohet në Tel Aviv, sektori në botë arrin në 100 mld euro
“Dizajni është bërë një karakteristikë kyçe e prodhimit italian dhe një forcë lëvizëse ekonomike”, tha ambasadori i Italisë në Izrael, Gianluigi Benedetti duke prezantuar konferencën “Dizajn, Kreativitet dhe Prodhim”, që u zhvillua në Tel Aviv në rezidencën e tij për “Ditën e Dizajnit Italian” e që do të festohet në 100 qytete në mbarë botën.
Veprimtaria është pjesë e projektit promovues të integruar: “Itali, kulturë, Mesdhe”, e promovuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë.
“Dizajni italian përfaqëson mbi një të tretën e të ardhurave të industrisë së sektorit në botë, që arrin 100 miliardë euro”.
Gjithsej 100 “ambasadorë” të dizajnit italian (duke përfshirë arkitektë, dizajnerë, akademikë dhe sipërmarrës) marrin pjesë në këtë inciativë.
Pët ta përfaqësuar dizajnin italian në Izrael ishte Profesor Stefano Micelli, Drejtor i Universitetit Ndërkombëtar të Venecias dhe aktualisht kurator i projektit të “New Craft” të edicionit të 21-të të “Triennale di Milano”, i cili merret me transformimet e sistemit industrial italian dhe studimoin e dizajnit dhe kreativitetit.
Dov Ganchrow, një dizajner i pavarur dhe profesor i dizajnit industrial në Akademinë Bezalel, një nga më të rëndësishmit në Izrael foli në këtë takim. Italia ka shumë projekte të përbashkëta me Akadamine Bezalzel dhe yllin tjetër të dizajnit izraelit, Institutin Shenkar të Tel Avivit.
Konferenca u organizua së bashku me Institutin e Kulturës në Tel Aviv dhe me mbështetjen e Maseratit/Ferrarit.