Kompania izraelite, marrëveshje rekord prej 110 mln euro për eksportin e kanabisit mjekësor
Një kompani izraelite bëri ditur se ka arritur një marrëveshje prej rreth 110 milionë eurosh për të rritur dhe prodhuar kanabis mjekësor për një blerës europian, marrëveshja më e madhe e këtij lloji që do të nënshkruhet në Izrael deri më tani.
Gjithsesi, ajo CEO i kompanisë, Menachem Cohen, theksoi se nëse qeveria izraelite nuk do të miratojë lejimin e eksportit të kanabisit mjekësor, do të shiste njohuritë dhe ekspertizën e saj më shumë sesa vetë kanabisi, shkruan portali izraelit, “Times of Israel”.
Medivie Therapeutic dhe dega e saj e High Pharma kanë parashikuar rreth 25 hektarë tokë për të rritur, prodhuar dhe eksportuar çdo vit deri në 50 ton kanabis mjekësor për investitorin europian
Në kthim, investitori do të paguajë rreth 30 milionë euro në vitin e parë për përfundimin e kontrolleve të “due diligence” (studimi i mundësive) – pas të cilave ai do të zbulojë edhe identitetin e tij – si do të paguajë nga rreth 20 milionë euro në vit për qiranë dhe përgatitjen e tokës për gjashtë vitet e prodhimit.
Për momentin, Kanadaja është i vetmi vend që ka miratuar eksportin e marijuanës mjekësore./Izraeli Sot/