Ja si i bën të vlefshëm Izraeli ushtarët e njësive inteligjente
Një tjetër ide origjinale vjen nga Izraeli. Iniciativa është një bashkëpunim midis ushtrisë izraelite dhe kompanive private të teknologjisë izraelite.
Kjo do të lejojë ushtarët e karrierës në njësitë kibernetike dhe të teknologjisë në ushtrinë izraelite, që në mungesë të gjetjes së një vendi pune, të punojnë në kompanitë e zgjedhura jo-ushtarake të teknologjisë, dhe më pas ata të kthehen plotësisht në ushtri.
Sipas asaj që raporton portali ekonomik izraelit, Calcalist, ushtarët e karrierës, të cilët do të punojnë te kompanitë teknologjike, do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre ushtarake.
Veteranët e njësive elitare të teknologjisë dhe të inteligjencës së ushtrisë izraelite, më e njohura prej tyre është Njësia 8200 (Unit 8200), ekuivalenti izraelit i NSA-së amerikane, janë shumë të kërkuar në sektorin e teknologjisë izraelite dhe shpesh janë themelues të startupeve, një sektor që po rezulton fitimprurës.
Në vitet e fundit, Izraeli ka hulumtuar mënyrat për të ruajtur këtë talent të kualitetit të lartë në dritën e mundësive fitimprurëse që i presin ata jashtë ushtrisë.
Tani, ushtria izraelite shpreson se plani i ri do t’u lejojë këtyre ushtarëve shumë të trajnuar të “shijojnë” mundësitë e ofruara në tregun e lirë, duke i inkurajuar ata që më vonë të kthehen në shërbimin e plotë ushtarak, tha një oficer i lartë në një intervistë me Calcalist.