Maksimizon fitimet nga reklamat në telefon, gjermania Fyber zgjerohet në Izrael
Dy vjet pasi bleu startupin izraelit Inneractive, firma gjermane e reklamave-tech, Fyber po zgjeron punën kërkimore dhe zhvillimore të Izraelit, shkruan gazeta izraelite “Haaretz”.
“Zyrat e reja në Izrael janë hapi i parë në një zgjerim që përfshin zyrat në Berlin dhe San Francisko”, tha Ziv Elul, një izraelit i cili bashkëthemeloi Inneractive dhe u emërua CEO i Fyber në korrikun e vitit të kaluar.
Reklamat monetarizuese SDK të Fyber janë të integruar drejtpërsëdrejti në mbi 10,000 aplikacione celulare dhe grupi Fyber arrin mbi 1.2 miliard përdorues unik mujor, shkruan portali ekonomik izraelit “The Marker”.
Kompania gjermane bleu izraeliten Inneractive, e cila bën oferta në reale dhe reklama në celular, për 46 milionë dollarë në para të gatshme. /Izraeli Sot/