Studentë nga Izraeli në Shqipëri për t’u takuar me familjet që strehuan hebrenjtë
Një grup studentesh nga Izraeli të cilët kanë mbërritur në vendin tonë për të takuar familjet që strehuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore u pritën në një takim të veçantë nga nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku.
Nënkryetari i Bashkisë iu tregoi studentëve se kryeqyteti shqiptar është një ndër qytetet e pakta në botë ku nga një pikë e të cilit mund të shohësh një xhami, një kishë ortodokse, një katolike dhe një protestante që jetojnë në harmoni me njëra –tjetrën.
Mazniku vlerësoi këtë fakt si një ndër gjërat që bën krenarë shqiptarët. Gjithashtu nxënësit u njohën edhe mbi përpjekjet e familjeve shqiptare për të mos i dorëzuar familjet hebreje tek pushtuesit gjermanë.
Vizita e studentëve izraelitë në Shqipëri vjen edhe në kuadër të intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe vendosjes së linjës së parë direkte Tiranë-Tel Aviv. /abcnews.al