Judith Resnik, astronautja e vetme hebreje
Judith Resnik është astronautja e parë dhe e vetme amerikano-hebreje që ka kryer një mision në hapësirë dhe një nga 14 hebrenjtë, përfshirë dhe meshkujt.
Fundi i saj ishte tragjik, pasi anija kozmike Challenger u shkatërrua gjatë lëshimit të saj, më 28 janar 1986, në moshën 36-vjeçare.
Resnik u lind, më 5 prill 1949 në Akron, SHBA, nga dy prindër emigrantë hebrenj të ardhura nga Ukraina. Pasi shkëlqeu në matematikë në shkollën e mesme, ajo u diplomua si inxhiniere elektrike në Universitetin e Maryland.
Resnik u rekrutua në një program astronautësh në janar 1978 dhe misionin i parë i saj në hapësirë ishte me anije Discovery, gusht-shtator 1984.