Problemet me ndotjet e ujit, SHBA i kërkon ndihmë Izraelit
Izraeli është lider botëror në industrinë e teknolgjisës së ujit, e cila mund të arrijë në 10 deri në 15 miliard dollarë globalisht brenda pesë viteve të ardhshme. Sot, rreth 200 kompani izraelite po përqendrojnë përpjekjet e tyre në sektorin e teknologjisë së ujit
Wisconsin, një shtet amerikan, emri i të cilit evokon rrjedhjen e lumenjve dhe liqenet e bollshme, ka një problem endemik të ujit me ndotjet dhe po i drejtohet startupeve izraelite për ta zgjidhur atë.
Ndotja shkaktohet nga bujqësia, uji i stuhisë, ujërat e zeza dhe lëndët djegëse fosile dhe po krijon një tepricë të azotit dhe fosforit në ujërat e Wisconsin, duke dëmtuar qëndrueshmërinë ekonomike të liqeneve të saj të ujërave të ëmbla dhe të ujit të pijshëm, thonë ekspertët.
“Izraeli ka udhëhequr valën e inovacionit në menaxhimin e ujit në të gjithë botën dhe kompanitë tona janë pozicionuar në mënyrë strategjike për të zgjidhur problemet në shumë fusha”, citohet Lee Recht, menaxher i Partneriteteve Strategjike në Start-Up Nation Central nga “Times of Israel”.
Sot, rreth 200 kompani izraelite po përqendrojnë përpjekjet e tyre në sektorin e teknologjisë së ujit
Për Shtetet e Bashkuara, problemi i ndotjes së lëndëve ushqyese i kushton ekonomisë rreth 2.2 miliardë dollarë çdo vit nga humbjet në përdorimet të ujit, sipas Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të SHBA.
Izraeli është lider botëror në industrinë e teknolgjisës së ujit, e cila mund të arrijë në 10 deri në 15 miliard dollarë globalisht brenda pesë viteve të ardhshme.