Leonardo DiCaprio, partner në një hotel luksoz në Izrael
Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, u bashkua si partner dhe investitor në një hotel të ri që Hagag Group Real Estate Development po ndërton nëpërmjet “Regency” në Marina Herzliya. Di Caprio do të ndihmojë në marketingun dhe brendimin e projektit.
Hoteli luksoz i projektuar nga arkitekti David Rockëell përfshin 200 suita në dy ndërtesa gjashtëkatëshe në ujërat e marinës me një lagunë të vendosur në mes ndërtesave dhe një pishinë private ku mund të shkosh direkt nga dhomat.
Hoteli do të ofrojë ankorim për jahte në hyrje, duke siguruar qasje për jahte nga kudo në botë. 130 suita do të ofrohen për shitje si apartamente pushimi.
Struktura e pronësisë e hotelit është 75% në pronësi të Grupit Hagag, vëllezërit Ahikam dhe Lior Cohen mbajnë 25% dhe DiCaprio 10%.