Maratona e Jeruzalemit, mbi 35 mijë vrapues nga 72 vende të botës
Më shumë se 35,000 vrapues, duke përfshirë rreth 4,000 nga 72 vende të ndryshme, u bashkuan me Maratonën e Jeruzalemit të zhviluar sot në mëngjes në Izrael.
Fituesi i saj ishte 27-vjeçari nga Kenia, Kipkogey Shadrack, i cili e preu shiritin me kohën e garës të fiksuar në 2:21.26.
I ftuari i nderit në maratonë ishte medalisti olimpik dhe kampioni i botës në distancat e gjata, Haile Gebrselassie nga Ethiopia.
Vrapuesit morrën pjesë në gjashtë gara, përgshirë maratonëne plotë (42.2 km), gjysmë-maratonën (21.1 km), 10 km, 5 km, garën familjare (1.7 km) dhe atë të komunitetit (800 metra) për njerëzit me nevoja speciale.
Sipas “Times of Israel”, 57% e vrapuesve ishin meshkuj dhe 43% femra.
Garuesit ndërkombëtarë ishin nga 72 vende, përshirë SHBA-të, Gjermaninë, Kinën, Portugalinë, Poloninë, Lituaninë, ndërsa sipas qyteteve Hong Kongu kishte më shumë vrapues, i ndjekur nga Los Anxheles, Pekini dhe Londra. / Izraeli Sot/