Elbit blen prodhuesin izraelit të armëve IMI për 520 milionë dollarë
Qeveria izraelite bëri të ditur se finalizoi shijen e një prej kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes izraelite, kompaninë shtetërore IMI Systems, tek Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha izraelite të mbrojtjes në fushën elektronike.
Elbit Systems është themeluar në vitin 1966 dhe ka mbi 12,500 punonjës, si dhe të ardhura vjetore rreth 3.3 miliardë dollarë.
IMI, dikur e njohur s Israel Military Industries, është prodhuesi i armëve ikonë të këmbësorisë izraelite, si Uzi, si dhe një numër tipash për raketat ajër-ajër dhe sisteme artilerie
Sipas portalit ekonomik izraelit, “The Marker”, çmimi i shitjes ishte 1.8 miliardë shekel (520 milionë dollarë), si dhe me një shtesë prej 100 milionë shekel (29 milionë dollarë) që do të paguehen nga Elbit, nëse IMI arrin disa shitje specifike jashtë Izraelit në vitin 2018.
Sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit, Avigdor Liberman, sektori i mbrojtjes është motori social dhe politik i vendit, dhe zhvendosja e fabrikave të IMI-t në Ramat Beka do të sjellë në rajonin e shkretëtirës së Negevit mijëra vende pune dhe miliarda shekel në investime.
Elbit Systems operon në fushën e aionëve, sistemeve detare dhe tokësore, komunikimit, kompjuterëve, survejemin inteligjent, dronëe, etj. /Izraeli Sot/