“Industria e lajmeve”, Apple i shpall luftë Google dhe Facebook
Apple ka më shumë para se Thesari i SHBA-ve, dhe nuk është surprizë kur kompania më e madhe në botë shpenzon “cash” në blerjet e radhës.
Gjiganti i teknologjisë bëri të ditur se ka blerë “Texture”, një shërbim dixhital me regjistrim për të lexuar revistat. Termat e marrëveshjes nuk u bënë të njohura.
Me një pagesë prej vetëm 9.99 dollarësh në muaj, Texture u ofron lexuesve të saj një akses në mbi 200 revista, përshirë People, Time, National Geographic, Esquire, GQ, The Atlantic, Rolling Stone.
Blerja surprizë tregon se Apple dëshiron të hyjë seriozisht në industrinë e lajmit, ashtu siç më parë kanë bërë Google, Facebook dhe Tëitter, me këto të fundit që po përballen me sfidën e “fake news”. /Izraeli Sot/