Izraeli, favoriti kryesor për të fituar Eurovision 2018


“Toy’, kënga e Izraelit në Festivalin Europian të Këngës konsiderohet si një nga favoritet për të fituar “Eurovision 2018”, që do të zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë, më 12 maj 2018.

E kënduar nga Netta Barzilai dhe e shkruar nga Doron Medley dhe Stav Beger, “Toy” ka marrë shumë vlerësime nga votuese potencialë në mbarë Europën, të cilët e vlerësojnë atë për vargjet, por dhe për përformancën e këngëtares izraelite.

Shanset e “Toy” janë 3/1, ndërkohë që në vend të dytë për momentin është Bullgaria, 7/1. “Toy” është thuajse e gjitha në anglisht, me disa fjalë në hebraisht të tilla si “ani lo buba” (“Unë nuk jam një kukull).

Barzilai tha për faqen e Israeli Eurovision, se ajo nuk do të donte asgjë më shumë sesa të fitonte për Izraelin në ditëlindjen e 70-të tij.

Izraeli do të perfermojë në gjysmëfinalen e parë në Lisbonë, më 8 maj.

Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion Song Contest nga viti 1973 dhe e ka fituar tri herë atë.

Në vitin 1978 (22 prill), në festivalin e zhvilluar në Paris fitoi me këngëtarin Izhar Cohen dhe grupin Alphabeta me këngën e fashme “A-Ba-Ni-Bi”. Izraeli grumbulloi 157 pikë, 32 më shumë se Belgjika e vendit të dytë.

Në vitin 1979 (31 mars), në festivalin e zhvilluar në Jerusalem, Izraeli fitoi vendin e parë me këngëtrarin Gali Atar dhe Milk and Honey, me këngën e njohur “Hallelujah”. Izraeli grumbulloi 125 pikë, 9 më shumë se Spanja.

Në vitin 1998 (9 maj), Izraeli fitoi në Birmingam të Anglisë me këngën “Diva” të ekzekutuar nga Dana International, duke grumbulluar 172 pikë, 6 më shumë se Anglia, e dyta.


Izraeli e ka organizuar dy herë Eurovizion Song Contest: 1979 (Jerusalem, fitoi çmimin e parë) dhe 1990 (Jerusalem, zuri vendin e pestë).

 

Në “Eurovision 2018” do të marrin pjesë edhe tre këngëtarë shqiptarë: Eugent Bushpepa, fitues i Festivalit të 56-të të RTSH me këngën e “Mall”; Ermal Meta përfaqëson Italinë, ku do të performojë me italianin Fabrizio Moro, si dhe Entela Fureraj (e lindur në Fier) dhe që do të përfaqësojë Qipron. /Izraeli Sot/

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit