Ministri anglez i Shkencës: Bashkëpunimi me Izraelin, një partneritet strategjik
Sam Gyimah, Ministri britanik i Shtetit për Universitetet, Shkencën, Kërkimet dhe Inovacionin, deklaroi gjatë në interviste për portalin “Jewish News” se, bashkëpunimi me Izraelin është një “prioritet strategjik”, dhe se ai mezi pret që partneriteti shkencor midis kërkuesve britanikë dhe izraelitë të japë frytet e veta.
Duke folur gjatë “Birax” – “The Britain Israel Research and Academic Exchange Partnership” (Partneriteti Britaniko-Izraelit për Kërkime dhe Shkëmbime Akademike), Ministri anglez tha se mjekësia është vetëm një nga fushat.
“Gjithsesi, unë jam veçanërisht i fokusuar në inovacioni. Një gjë që Izraeli është me të vërtetë mirë në komercialzimin e teknologjive të reja, maksimizimin sesi idetë e reja eksportohen. Këto janë fushat që unë shoh për të punuar së bashku”, – citohet ministri anglez Sam Gyimah.
“Nëse ne duam të jemi vend për inovacione shkencore, atëherë ka kuptim që ne të punojmë me të gjitha vendet e tjera udhëheqëse në këtë fushë, për të cilën Izraeli është një lojtar kyç”, theksoi Gyimah, njëherësh edhe deputet i parlamentit anglez. /Izraeli Sot/