“Ura qiellore” më e lartë në botë, vepër arktitektit hebre Moshe Safdie
Është ende në ndërtim në Chongqing, në Kinë, por “Raffles City Chongqing” do të jetë një nga kryeveprat të njërit prej arkitektëve më të mirë në botë, hebreut me banim në Kanada, Moshe Safdie, një emër legjendar përsa u përket projekteve që ka realizuar, autor midis të tjerave edhe të Muzeut të Holakaustit në Jeruzalem, Yad Vashem (2005).
I lindur në Haifa (1938), nga një familje hebreje me origjinë siriane, Moshe Safdie, u transferua në Kanada në vitin 1954, për t’u bërë më pas një prej arkitekëve më të mirë në botë, ndërkohë që tani jeton në SHBA.
“Raffles” do të jetë një punë e jashtëzakonshme inxhinierike, një “horizontal skyscraper” e gjatë 300 metra, e që është vendosur mbi katër kulla 250 metra të lartë, duke vendosur edhe një rekord për “urën qiellore” më të madhe në botë që lidh kullat.
Projekti madhështor me 1.12 milionë metër katrorë, konsiston në 8 kulla, një urë e madhe qiellore që lidh 6 nga kullat, ndërkohë që të gjitha ato lidhen ne ura tokësore. Projekti ka një shoping mall, zyta, 1400 apartamente rezidenciale, shërbime rezidenciale dhe një hotel luksoz.
Një nga punët e tij më të famshme është edhe Marina Bay Sands Hotel në Singapore. Hoteli ka një strukturë kolosale prej 56 kate dhe ndërtimi i tij ka kushtuar 6 miliardë dollar. Marina Bay Sands Hotel është pronë e miliarderit amerikan Sheldon Adelson i Las Vegas Sands Corp.
Safdie është i njohur për dizajnin e tij kulturor dhe social, dhe një prej tyre është edhe kompleksi “Habitat 67” në Montreal, puna që e bëri atë famshëm në arenën ndërkombëtare. Gjenialiteti i tij shtrihet në strukturat e sofistikuara të mega-ndërtesave që ai ka projektuar.
Arkitekt, planifikues urban, edukator, teoricien dhe autor, tashmë 79 vjeç, u nderua me çmimin më prestigjioz në fushën e arkitekturës: Medalja e Artë 2015 e Institutit Amerikan të Arkitektëve./Izraeli Sot/