Paraguai dhe Hondurasi të gatshëm të zhvendosin ambasadat e tyre në Jeruzalem
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Guatemalës, edhe Paraguai dhe Hondurasi bënë të ditur se janë të gatshëm të zhvendosin ambasadat e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Vitin e kaluar, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, vizitoi Amerikën e Jugut, por jo Paraguain. Takimi me presidentin e Paraguait, Horacio Cartes, u realizua në Buenos Aires, në Argjentinë. (Foto)
Gjatë votimit në OKB, dhjetorin e kaluar, të rezolutës kundër vendimit të SHBA-ve për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, Hondurasi ishte një nga nëntë vendet që votoi kundër rezolutës, së bashku me SHBA-të, Izraelin, Guatemalën, Ishujt Marshall, Mikronesinë, Naurunë, Palaun dhe Togon. Paraguai ishte një nga 35 vendet që abstenuan.
Edhe presidenti i Çekisë, Milos Zeman, ka shprehur dëshirën e tij që, ambasada e Republikës Çeke të transferohet në Jeruzalem. /Izraeli Sot/