Mesi: Lutja në Jeruzalem do t’i sjellë fat Argjentinës në Botërorin e Rusisë
Ylli i futbollit Lionel Mesi beson se duke vizituar Jeruzalemin me ekipin e tij argjentinas këtë verë do t’i sjellë atyre fat Botërorin “Rusi 2018”.
Dy herë kampionët e Botës kanë planifikuar të luajë një ndeshje miqësore në “Teddy Stadium” të Jeruzalemit më 9 qershor, vetëm shtatë ditë para se të shkojnë në Rusi për ndeshjen e tyre të parë kundër Islandës në Kupën e Botës.
Shumë nga lojtarët e futbollit të Argjentinës janë katolikë dhe besojnë se mundësia për t’u lutur në Jeruzalem do të rrisë shanset e tyre për të fituar Kupën e Botës, sipas “The Jewish Chronicle”.
Messi, kapiteni i ekipit, tha: “Unë me të vërtetë dëshiroj të vizitoj Tokën e Shenjtë dhe për Argjentinën ky do të jetë një udhëtim i rëndësishëm profesional dhe shpirtëror dhe jam i bindur se ardhja në Izrael përpara Kupës së Botës do të na bëjë ne mirë”.
Papa Françesku, një tifoz i zjarrtë i Argjentinës, thuhet se do të dërgojë një emisar për të mbajtur një meshë të veçantë për ekipin në Kishën e Jerusalemit të Varrit të Shenjtë, sipas “The Jewish Chronicle”.
Në 1986, Argjentina fitoi Izraelin 7-2 në stadiumin “Ramat Gan” disa javë përpara Kupës së Botës në Meksikë, të cilën ajo e fitoi. Argjentina përveç kësaj ka luajtur në Izrael para Kupave të Botës 1990, 1994 dhe 1998. Izraeli fitoi ndeshjen e vitit 1998 2-1.
Messi ka vizituar më parë Izraelin dhe shkaktoi zemërim në botën arabe në vitin 2015 kur mori emrin “hebre” Benjamin për djalin e tij të dytë.
/Izraeli Sot/