Nga Izraeli vjen terapia Belkin Lazer, kuron glaukomën e syrit në një sekondë
Sipas Siliconwadi.it, vlerësohet se 64 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga glaukoma.
Një startup izraelit, BELKIN Laser, ka prezantuar një trajtim të veçantë me lazer për të luftuar glaukomën e që zgjat vetëm një sekondë, apo tensionit të syrit.
Glaukoma është një sëmundje e syrit (neuropati optike), në të cilën nervi optik pëson një dëmtim të pakthyeshëm. Nëse nuk trajtohet, kjo sëmundje mund të dëmtojë thellë shikimin, duke çuar deri në verbim të pakorrigjueshëm më vonë.
Sipas Siliconwadi.it, vlerësohet se 64 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga glaukoma. Ky numër pritet të arrijë në 112 milionë pacientë në vitin 2040.
Sot, specialistët përdorin një lazer tradicional (trabeculoplasty lazer LTP), ndërkohë që Belkin Laser është projektuar për të bërë trajtimin me lazer të glaukomës, të përdorshme nga të gjithë mjekët oftalmologë.
Kjo do të thotë se mbi 200.000 okulistë në mbarë botën do të jenë në gjendje të ofrojnë terapinë Belkin Lazer te pacientët e tyre. /Izraeli Sot/