Sondazhi, mbështetja e amerikanëve ndaj Izraelit më e larta e regjistruar
Mbështetja e amerikanëve për Izraelin mbetet jashtëzakonisht e lartë, kjo duke iu refuar të dhënave të një sondazhi kombëtar të realizuar nga Gallup në Shtetet e Bashkuara.
Plot 74 për qind e të rriturve amerikanë kanë një këndvështrim të favorshëm për Izraelin, ndërsa 23 për qind kanë një mendim jo pozitiv.
Sipas gazetës izraelite “Times of Israel”, ky është rezultati më i mirë për Izraelin në 27 vjet, që nga viti 1991.
Mbështetja për Izraelin është 83% në mesin e republikanëve, 72% në mesin e të pavarurve dhe 64% në mesin e demokratëve.
E ndarë sipas kategorisë së moshave, të rriturit nga 55 vjeç e sipër mbështesin Izraelin 80%, ndërsa Palestinën 18%. Në moshën 35-54, që u raporti është 72% me 15%. Në grupmoshën 18-34, mbështetja për Izraelin është 65%, ndërsa mbështetja për Palestinën arrin në 31%.
Sondazhi u krye me një kampion prej 1,044 të rriturish amerikanë të zgjedhur rastësisht në të gjitha 50 shtetet si dhe në Uashington, midis 1 dhe 10 shkurt dhe ka një marzh gabimi prej 4% si 95% të besueshmërisë.
/Izraeli Sot/