
Super 2017, 24 miliardë dollarë nga blerja e kompanive startup izraelite

Viti 2017 ishte shumë i mirë për industrinë e teknologjike të Izraelit, tha Aharon Aharon, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit të Inovacionit të Izraelit, gjatë konferencës “Mind the Tech” të organizuar nga portali ekonomik “Calcalist” në Nju Jork.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Gjatë gjithë vitit u krijuan 600 startupe të reja, kompanitë izraelite u blenë për një shumë totale prej 24 miliardë dollarësh dhe investimet në qendrat për “Kërkim dhe zhvillim” arritën deri në 4.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Izraelit, tha Aharon.

Pothuajse çdo kompani ndërkombëtare është aktive në Izrael, qoftë nëpërmjet qendrave të kërkimit dhe zhvillimit, ose si pjesë e një plani më të gjerë tregtar, shtoi ai.