Rehovot, i pari për cilësinë e jetës midis 14 qyteteve më të mëdha në Izrael
Rehovot, një qytet në distriktin qendror të Izraelit, rreth 20 km në jug-lindje të Tel Avivit, me një popullsi prej 135,726, është vlerësuar të ketë cilësinë më të mirë të përgjithshme të jetës nga 14 qytetet e mëdha izraelite, sipas Zyrës Qendrore të Statistikave të Izraelit (ZQS).
Sipas ZQS, Rehovot jo vetëm që ka cilësinë më të lartë të jetës, por gjithashtu udhëheq në kënaqësinë e banorëve të tij, kënaqësinë e banimit, ndjenjën e aftësisë për t’u përballur me problemet dhe vdekshmërinë më të ulët të foshnjave në Izrael, gjë që do të thotë edhe në tërë pellgun e Mesdheut.
Ramat Gan, në vendin e dytë, ka jetëgjatësinë më të lartë në Izrael (dhe në rajon, natyrisht).
Në vendin e tretë është Rishon Letzion, ku kënaqësia e njerëzve me zonën e tyre të banimit është më e larta.
Bnei Brak (vendi i 4-t) udhëheq në kënaqësinë me jetën, ndjenjën e njerëzve për shëndetin e tyre personal dhe pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në zgjedhjet e parlamentit izraelit, Knesset (duke e bërë atë të parin në të gjithë Lindjen e Mesme).
Vendi i pestë, Petah Tikva ka përqindjen më të lartë të banorëve të cilët janë të kënaqur me gjendjen e tyre ekonomike.
Në vendin e gjashtë Holon, banorët janë shumë të kënaqur me zonën e tyre të banimit.
Vendi i shtatë, Tel Aviv-Yafo ka shkallën më të lartë të punësimit.
Ashdodi, vendi i 8-të, udhëheq në kënaqësinë e njerëzve me parqet e tyre publike dhe sipërfaqet e gjelbra të hapura.
Vendi i 9-të, Ashkeloni, banorët e të cilit shprehin besim të lartë në sistemin shëndetësor.
Vendi i dhjetë Haifa ka dendësinë më të ulët të banimit dhe vendi i 11-të, Netanya ka numrin më të madh të banorëve që shprehin besim në qeverinë e tyre.
Vendi i 12-të Be’er Sheva ka jetëgjatësinë më të ulët dhe shkallën më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave.
Në vendin e 13-të është Jeruzalemi, i cili ka përqindjen më të ulët të banorëve të cilët janë të kënaqur me zonën e tyre të banimit , por edhe përqindjen më të lartë të banorëve që shprehin besim të lartë në shëndetin sistemin shëndetsor.
Qyteti i fundit në listën ZQS është Bat Yam: ka përqindjen më të ulët të kënaqësisë me jetën.
/IZRAELI SOT/