Parlamenti i Izraelit miraton buxhetin 139 miliardë dollarë për 2019
Knesset, parlamenti i Izraelit, miratoi buxhetin e vitit 2019, duke marrë miratimin edhe partive ultra-ortodokse, të cilat më parë kishin kërcënuar se nuk do ta votonin projektbuxhetin.
Buxheti i vitit 2019 do të arrijë në 479.6 miliardë shekel ose afërsisht 139 miliardë dollarë.
Ministri i Financave të Izraelit, Moshe Kahlon, e quajti “buxhetin më social në historinë e shtetit”.
Buxheti është 4.3% më i madh se ai 2017-18 dhe 24.9% më imadh se ai i vitit 2015.
Ndër shpenzimet e tij janë: 63 miliardë shekel për mbrojtjen (rreth 18.3 miliardë dollarë); 60 miliardë shekel për arsimin (rreth 17.3 miliardë dollarë), 42.4 miliardë për kujdesi shëndetsor (rreth 12.3 miliardë dollarë), 13 miliardë për mirëqenien dhe të mbijetuarit e Holokaustit (3.7 miliardë dollarë).
Ministria e Financave tha se deficiti buxhetor në 2019 do të arrijë në 2.9 për qind të prodhimit të brendshëm bruto.
IZRAELI SOT