Superylli izraelit, Gal Gadot, fytyra e re e Reebok – marrëveshja 10 mln USD
Superylli izraelit, Gal Gadot dhe gjiganti Reebok, që tani është pjesë e Adidas, nënshkruan një marrëveshje me vlerë 10 milionë dollarë (34 milion shekel).
Aktorja e famshme izraelite, e njohur si “Ëonder Ëoman” do të jetë fytyra e kompanisë me qendër në Shtetet e Bashkuara.
Ambasadorja e re konsiderohet nga prodhuesi e pajisjeve dhe veshjeve sportive, si një simbol i “kurajos dhe fuqisë”.
Për Reebok më parë kanë qenë Ariana Grande, Gigi Hadid, dhe Victoria Beckham.
Në janar, Gadot u shpall si Ambasadori Global i Brandit Revlon, shumëkombëshes amerikane të kozmetikës.
Gadot luajti rolin kryesor në filmin “Wonder Woman”, që arrit një rekord fitimesh prej 890 milionë dollarë cash, ndërkohë që filmi pati një kosto prej 149 milionë dollarë.
Gal Gadot, 32 vjeç, është një emër familjar në Izrael, ku ka qenë një supermodele që prej fitimit të konkursit të Miss Izraeli kur ajo ishte në 18 vjeç në vitin 2004.
IZRAELI SOT