Harta interaktive tregon të gjitha sinagogat e mbetura në Europë
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Evropa kishte rreth 17.000 sinagoga, sot kanë mbetur 3,318
Një organizatë britanike ka krijuar një mjet të pabesueshëm që duhet të magjepsë gjithkënd që mund të jetë i interesuar për kulturën hebraike evropiane: një hartë interaktive të të gjitha sinagogave të mbetura të kontinentit, 3,318 të tilla.
Harta katalogon ndërtesat e sinagogës evropiane që janë ende në “këmbë, por më pak se një e katërta e atyre përdoren aktualisht si sinagoga sot, shkruan agjencia hebraike e lajmeve, Jewish Telegrafik Agency.
Harta përdor filtra që lejojnë lexuesit të shohin cilat janë përdorur ende si sinagoga dhe të cilat janë konvertuar në një varg gjëra të tjera.
Në prag të Luftës së Dytë Botërore, Evropa kishte rreth 17.000 sinagoga. Sipas bazës së të dhënave të fondacionit, më pak se 850 mbeten në të gjithë kontinentin dhe në Rusi, e cila është përfshirë në hartë.
Fondacioni identifikoi rreth 160 sinagoga në rrezik të afërt për t’u shkatërruar ose janë përtej pikës së restaurimit.